
Dy takimet e ditës së sotme janë interesante dhe pikët vlejnë shumë për secilën skuadër në këtë fazë të kampionatit, raporton Gazeta10
Kampioni aktual, Ballkani udhëton te Trepça ’89 dhe pret fitore në “Riza Lushta” për ta rikthyer përsëri pozitën e parë, ndërsa vendasit duan t’i ikin zonës së rrezikshme.
Në takimin tjetër, Dukagjini pret Llapin në “18 Qershori” dhe dy ekipet duan fitore pasi tri pikë do t’i dërgonin në pozitën e katërt, pozitë që me shumë gjasa i dërgon në Evropë.
Dy ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen nga ora 13:00./Gazeta10