
Në prag të një vjetorit të fillimit të luftës Rusi- Ukrainë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar seancën plenare me një minutë heshtje, në shenjë solidarizimi me Ukrainën dhe në nderim të mijëra viktimave të agresorit rus në Ukrainë.
Me këtë rast kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se Kosova qëndron fuqishëm pranë popullit ukrainas dhe jemi të bindur që ata do të fitojnë këtë luftë të drejtë, raporton gazeta 10.
Të pranishëm gjatë solidarizimit të deputetëve me popullin e Ukrainës ishin edhe një grup gazetarësh ukrainas, të cilët po qëndrojnë të strehuar në shtetin e Kosovës.