Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria obligon punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Gazeta10
23 February 2023 - 15:09

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, ta punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.

Sipas MFPT-së, punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat joqeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor, obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të pagës minimale.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore”, thuhet në njoftim.

Tutje, ministria ka publikuar edhe numrin e llogarisë në të cilën mund të bëhen kontributet mujore në llogarinë e veçantë në Thesar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.