Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lorik Gashi: Katër ndeshje janë duke u hetuar për trukim nga vetëm një klub

Gazeta10
23 February 2023 - 23:48

Raportimet nga mediat franceze në lidhje me katër ndeshje të kurdisura në Kosovë kanë bërë bujë të madhe të enjten.

Në lidhje më këtë ngjarje, ka folur edhe redaktori i sportit në Kanal10, Lorik Gashi në emisionin “Prime Time”.

Gashi deklaroi se një klub është duke u hetuar për trukimin e katër ndeshjeve dhe se ky mund të jetë skandali më i madh në historinë e sportit kosovar.

“Sipas mediumeve franceze, një klub është duke u hetuar për trukimin e katër ndeshjeve. Sipas mediave franceze ekipi që është duke u hetuar është Llapi. Këto ndeshje kanë qenë duke u hetuar nga Gjykata Franceze për një vit e gjysmë. Ndeshjet që janë duke u trukuar kanë qenë në kuadër të Superligës së Kosovës. Ky mund të jetë skandali më i madh në historinë e futbollit kosovar”, ka deklaruar Gashi në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.