Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

28 shtete kanë ngritur 31 spitale fushore në zonat e tërmetit në Turqi

Gazeta10
24 February 2023 - 14:11

Sipas ministrisë së jashtme në Turqi, në zonat e tërmetit 28 shtete kanë instaluar 31 spitale fushore, ndërsa deri më tani kanë mbërritur 109.574 tenda, 246 kontejnerë për banim të përkohshëm dhe 1.500 njësi higjienike mobile, raporton Anadolu, përcjell Gazeta10.

Ministria e jashtme e Turqisë ka ndarë të dhënat e fundit lidhur me ndihmat humanitare që kanë mbërritur në Turqi nën koordinimin e përfaqësive të jashtme pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit më 6 shkurt.

Ministria nga llogaria e saj Twitter ka bërë një postim me grafikë në të cilën përfshihen ndihmat humanitare.

Sipas saj, në zonat e tërmetit 28 shtete kanë instaluar 31 spitale fushore, ndërsa deri më tani në Turqi kanë mbërritur 109.574 tenda, 246 kontejnerë për banim të përkohshëm dhe 1.500 njësi higjienike mobile.

Në kuadër të ndihmave humanitare, në Turqi  kanë mbërritur 1.499.207 batanije, 211.839 çanta gjumi, 80.824 shtretër, 26.622 gjeneratorë, 5.928 tonë veshje, 3.222 tonë produkte mjekësore higjienike dhe 5.746 tonë ushqime. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.