Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Chollet: Koha për të diskutuar për Asociacionin – mbështesim propozimin e BE-së

Gazeta10
25 February 2023 - 9:11

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pas bisedës me kryeministrin Albin Kurti, u shpreh se ShBA-të mbështesin takim që afirmon përkushtimin e Kosovës dhe Serbisë ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.

“SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka potencuar se Chollet-it i ka konfirmuar qëndrimin e tij për propozimin evropian, si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Chollet u njoftua nga kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, kemi shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndryshe, të hënën në Bruksel do të zhvillohet takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.