
Këtë të shtunë zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ndër to është edhe ndeshja mes Malishevës e Drenicës.
Këto dy skuadra janë ende apa fitore në stinorin pranveror, andaj kjo e bën këtë ndeshje edhe më interesante.
Përgjatë dy ndeshjve të zhvilluara mes këtyre dy klubeve gjatë këtij sezoni, njëra është mbyllur me barazim 0-0, ndërsa ndeshja tjetër me rezultat 2-1 për Drenicën.
Në këtë ndeshje Malisheva hyn pas barazimit 1-1 ndaj Ferizajt, ndërsa Drenica pas humbjes 2-1 nga skuadra e Gjilanit.
Malisheva e gjen veten në pozitën e tetë në tabelë, pozitë që të dërgon në barazh. Drenica gjendet një pozitë më poshtë në zonën e rrezikshme që dërgon në Ligën e Parë.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi; Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Vitija, Mustafa, B. Maliqi, A. Maliqi, Hazrollaj, Sobowale.
Drenica: Shala; Kuka, Hoti, Lushtaku, Thaqi, Abazi, Dervishaj, Veliqi, Mëziu, Koxy, Zeka.