
Këtë të shtunë zhvillohet ndeshja e xhiros e 22-të mes Ferizajt dhe Dritës, e cila luhet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, me fillim nga ora 13:00.
Kjo do të jetë përballja e tretë mes këtyre ekipeve, gjersa dy takimet e para kishin përfunduar me barazim (1-1) dhe një tjetër me fitore të Dritës (1-0).
Ferizaj po kalon formë të mirë në stinorin pranveror, duke mos ditur për humbje në tri ndeshje të zhvilluara (2 barazime dhe një fitore).
Ndërkohë, Drita e filloi me humbje këtë gjysmësezon, mirëpo iu rikthye fitoreve në dy ndeshjete fundit, duke mposhtur skuadrën e Dukagjinit 5-1 dhe Prishtinën me rezultat 2-1.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Haliti, Hyseni, Avdulli, Islami, Shabani, Krasniqi, Gligorov, Sadriu, Panadic.
Drita: Maloku, Limani, Agyare, Bardhoku, Blakçori, Broja, Nmani, Baftiu, Selmani, Tahiri, Ajzeraj.