
Këngëtarja e hiteve të mëdha është ndarë nga i dashuri i saj model Andrew Darnell i cili është 42 vjet më i ri se ajo, raporton Gazeta10.
Pas ndarjes së tyre këngëtarja e hiti “Material Girl”, 64 vjeçe, thuhet se po përjeton një krizë besimi për ndarjen e tyre dhe kritikat e fundit mohore dhe mizogjene për pamjen e saj në fillim të këtij muaji.
Ish-çifti filloi të takohej menjëherë pas përfundimit të romancës së saj trevjeçare me ish-balerinin Ahlamalik Williams, 28 vjeç.
Në shtator, ajo u lidh për herë të parë në mënyrë romantike me Darnell pasi u panë duke u puthur në një festë në New York City.
“Ajo dhe Andrew po tregoheshin shumë hapur gjatë gjithë natës, duke u strukur dhe duke u përqafuar në kabinë”, kishte thënë një burim në atë kohë.

Vetëvlerësimi i saj thuhet se është në rënie nga kritikuesit e shumtë në rrjtetet sociale të cilët thanë se ajo dukej gati e panjohur në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.
Në përgjigje të reagimit të ashpër, nëna e gjashtë fëmijëve shpjegoi se fytyra e saj ishte e shtrembëruar gjatë shfaqjes dhe dukej më e fryrë se sa ishte në të vërtetë për shkak të një kamere me lente të gjata./Gazeta10