
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum, në një ndërtesë në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme.
Policia njofton se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, raporton Gazeta10.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Gazeta10