
Milot Rashica ka realizuar gol në miqësore kundër Alanyaspor.
Tërmetet e rënda që kapluan Turqinë e që prodhuan dhjetëra mijëra të vdekur, kanë bërë që ligat të pauzojnë në këtë vend, shkruan Futbollikosovar.net.
Megjithatë tani kanë filluar të organizohen miqësoret e para para rifillimit të kampionatit. Sot, Galatasaray po luan kundër Alanyaspor në një ndeshje testuese.
Sulmuesi kosovar, Rashica realizoi golin e parë për këtë skuadër në pjesë të parë.
Në minutën e 31’ reprezentuesi kosovar finalizoi në formë të përsosur një asist të Torreiras, për të shënuar kështu për 1-1.
Torreira & Rashica AŞ ✅ pic.twitter.com/yM6Z4vdi2p
— Futbol Arşiv® (@FutbolArsiv) February 26, 2023