Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbi i arrestuar për krime lufte në Kosovë, para gjykatës më 1 mars

Gazeta10
26 February 2023 - 20:25

Savo Stefranoviq, qytetar serb i arrestuar për krime lufte në Pejë, do të paraqitet para gjykatës më 1 mars. Në këtë seancë do të vendoset nëse ai do të ekstradohet në Kosovë sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, apo do të ketë ndonjë vendim tjetër.

Lajmin për mbajtjen e kësaj seance e ka konfirmuar Gjykata e Budapestit në një përgjigje për gazetën Nacionale.

“Me këtë ju njoftojmë se më 1 mars do të zhvillohet gjykimi për rastin e ekstradimit të një personi të dyshuar për krime lufte të kryera në Pejë në vitin 1999. Gjykimi do të fillojë në ora 8:30 në Gjykatën Metropolitane të Budapestit”, thuhet në përgjigjen që kjo gjykatë i ka dhënë gazetës Nacionale, përcjell Gazeta10.  

Savo Stefranoviq i arrestuar në Hungari para disa muajsh, dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në lagjen “Kristal” të Pejës. Urdhëresa ishte lëshuar edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Këtë e kishte konfirmuar kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.