Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eliza Hoxha sulmohet nga qentë endacak, ka një mesazh për kryetarin e Prishtinës

Gazeta10
26 February 2023 - 23:42

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka qenë cak i sulmit të  një grupi të qenve endacak siç tregon ajo në qendrën universitare të Kosovës.

Deputetja Hoxha tregon që sulmi ka ndodhur para pak çastesh  duke u kthyer në shtëpi dhe se mezi ka arritur të shpetojë duke u mbrojtur me çantë.

Pas këtij sulmi ajo i është drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama duke i kërkuar që të gjejë zgjidhje pasi që sipas saj nga studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet mirëpo ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

Në fund deputetja Hoxha ka treguar që kjo është hera e tretë që asaj i ndodhë një sulm i tillë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruan pavarësisht që për raste të tjera ka reaguar./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.