Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama pritet në Mal të Zi me ceremoni shtetërore, nis mbledhja e përbashkët

Gazeta10
27 February 2023 - 11:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në Mal të Zi me ceremoni shtetërore nga kryeministri Dritan Abazoviq.

Ndërkohë, pas prezantimit të dy delegacioneve, ka nis mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e cila është e dyta me radhë, e ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Mbledhja po mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp./Gazeta10

Videon mund ta shihni këtu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.