Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raportim direkt nga Brukseli: Marc Weller sërish pjesë e delegacionit të Kosovës

Gazeta10
27 February 2023 - 15:47

Kryeministri i Kosovës tanimë së bashku me delagacionin e tij kanë mbërritur në Bruksel dhe kanë hyrë në ndërtesën ku pritet të mbahet takimi me zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, raporton Gazeta10.

Në kryeqendrën evropiane, aktualisht po qëndron edhe ekipi i Kanal10 që po ndjek nga afër zhvillimet që po bëhen atje.

Në një lidhje direkt, gazetari Kushtrim Sadiku ka thënë se Kurti tani më me delegacionin shqiptarë kanë hyrë brenda dhe se shumë shpejt pritet të vie edhe pala serbe duke shtuar se krejt kjo po mundohet të bëhet fshehurazi nga mediat.

“Pak më parë në atë hymje hyri delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pritet që tani të mbërrij edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi. Gjithçka është duke shkuar pak a shumë fshehurazi që të mos bihet në kontakt me mediat. Mediat janë të shumta sot si dhe nga ato Kosova e Serbia por edhe nga ndërkombëtarët janë të intersuara, sa i takon mundësisë për arritjen e një marrëveshje evropiane, të shtyrë nga Berlini dhe Parisi. Një marrëveshje, akord me 11 pika që nuk përfshinë njohje reciproke por që mund të interpretohet si e tillë, si një njohje defacto nga ana e Kosovës. Kosova pra ka mbërritur me delegacionin e tyre, pritet edhe pala serbe tani të vij”, ka thënë Sadiku.

Sadiku, ka thënë se në delegacionin e Kosovës në Bruksel do të jetë edhe Marc Weller i cili ishte në palën shqiptare për rastin në Gjykatën Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.

“Kosovës si përforcim i është shtuar edhe profesori i njohur dhe njëri nga akterët kryesor për sa i takon procesit ne Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për pavarësinë, Marc Weller, i cili është duke e këshilluar palën kosovare. Pra Kosova është duke u këshilluar nga një zotëri i cili kur kishte marrur diçka në dorë të Kosovës në raport me Serbinë, e kishte nxjerrur Kosovën fituese.”, ka thënë Sadiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.