
Klubi kosovar, Drenica është në bisedime me Bledar Devollin për të marrë drejtimin e skuadrës.
Sipas “GazetaBlic Sport”, palë kanë nisur bisedimet, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.
Bledar Devolli ishte trajner i Drenicës edhe në vitin 2020.
Kujtojmë që Drenica e shkarkoi trajnerin kryesor të skuadrës, Bekim Shotani pas humbjes nga Gjilani.
Drenica ka pësuar katër humbje radhazi që nga fillimi i sesionit pranveror të Superligës së Kosovës, duke u pozicionuar në vendin e fundit të tabelës.