Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajmërohet Vuçiq: Takimi i problemit, s’ka dorëzim

Gazeta10
27 February 2023 - 19:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi nga takimi i së hënës në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiqi e ka cilësuar këtë takim të vështirë, duke thënë se ashtu pritej të jetë.

“Takim i vështirë. E pritur. Nuk ka dorëzim”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Takimi trepalësh midis Kurtit, Vuçiqit dhe zyrtarëve evropianë, është ende duke u zhvilluar, ndërkaq pas tij pritet të ketë konferencë për media nga Borrelli.

Ky takim po zhvillohet pas takimeve të veçanta të zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi takimeve është mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.