Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në Twitter: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejtë

Gazeta10
27 February 2023 - 21:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe nga llogaria e tij në Twitter, për pranimin e propozimit evropian ashtu siç është, pa diskutime të mëtejshme.

Kurti tha se, si ai, edhe pala serbe u dakordua për këtë mirëpo ky i fundit [Vuçiq] nuk nënshkroi pasi s’ishte i gatshëm.

“Sot në Bruksel, të dy u pajtuam me propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe ShBA, pa ndryshime. Unë ofrova që ta nënshkruajmë edhe formalisht, por Serbia nuk ishte e gatshme. Negociatat për implementim do të vijojnë shpejtë”, njoftoi Kurti në Twitter.

Në fund, ai ka falënderuar emisarët Borrell dhe Lajçak për takimin e sotëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.