Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Muja: Jemi në epokën ku Qeveria s’lejon më të bisedojnë për territorializmin e struktura mono-etnike

Gazeta10
27 February 2023 - 23:40

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka cituar disa nga rreshtat e deklratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell pas takimit të Kurtit me Vuçiq.

Muja përmes një postimi në Facebook ka thënë se askund nuk është përmendur Asociacioni, dhe sipas tij është epoka ku Qeveria e Kosovës nuk lejon më të bisedojë për territorializimin e struktura mono-etnike.

Në fund Muja ka falënderuar Kurtin për përfaqësimin “dinjitoz” në Bruksel.

“E dëgjova me kujdes fjalimin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell; i përmendi njohjen e pasaportave, vendosjen e marrëdhënieve në një nivel të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për herë të parë kaloi nga Dialogu Prishtinë-Beograd në Dialog Kosovë-Serbi. Harrova edhe një gjë: askund nuk përmendi Asociacion?! Ndoshta kemi hyrë në epokën ku Qeveria e Republikës nuk lejon më të bisedojë për territorializim e struktura mono-etnike?! Faleminderit Kryeministër për përfaqësimin dinjitoz në Bruksel.” – ka shkruar Muja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.