Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryeministri Kurti pretendon se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër

Gazeta10
28 February 2023 - 15:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Brukseli është prononcuar sërish në lidhje me takimin e djeshëm.

Kryeministri i Kosovës pretendoi në fjalën e tij se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër prej Serbisë.

Ai u shpreh se Qeverinë e Kosovës e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vijim.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë, dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presim takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës,” – tha kryeministri Kurti.

Ai u shpreh se ndërmjetësuesit e dialogut ishin të përkushtuar që gjatë muajit mars të arrihej marrëveshja për propozimin në fjalë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.