
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka prezentuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare,raporton Gazeta10.
Hamza ka thënë se kjo qendër do të jetë më modernja në rajon.
Ai ka thënë se për këtë investim janë ndarë 4 milion euro, e pjesë e investimit është edhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga Halil Kastrati.
Hamza ka thënë se kjo qendër do të ketë aparaturë të sofistikuar dhe modern.
Këtu keni statusin e plotë:
“Një tjetër projekt madhor për Mitrovicën nisi sot.
I lumtur që qyteti im, për më pak se dy vite do ta ketë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, më modernen në rajon.
Për këtë projekt sa ambicioz aq edhe human, që kap vlerën e investimit fillestar prej 4 milionë euro, Komuna e Mitrovicës ka ndarë hapësirën prej 60 ari tokë dhe 20 për qind të investimit infrastrukturorë, derisa pjesa tjetër do të investohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin, të cilin e falenderoj shumë për kontributin e jashtëzakonshem.
QKMF-ja gjithashtu do të pajiset me aparaturën më të sofistikuar dhe moderne nga buxheti i Komunës të cilat do të kushtojnë miliona euro.
Projekt pas projekti, për Mitrovicën tone”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

