
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim në facebook ka shkruar sërish rreth krizës energjetike në vend, raporton Gazeta10.
Ai tha se arsyeja pse Kosova s’ka rrymë është sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë.
Si pasojë e kësaj vonese, thotë se Kosova po humb 78 mijë euro për orë.
Ai e ka ftuar Prokurorinë që të hetojë këtë vonesë, derisa i ka bërë thirrje Qeverisë që të shkarkojë Bordet e KEK’ut dhe ZRRE’së, që sipas tij janë “borde partiake”.
Ndryshe, tash e gjashtë ditë, Kosova është duke u përballur me reduktime./Gazeta10