
Në emisionin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi, banorët e fshatit Banjskë të Vushtrrisë, janë ankuar pasi autostrada i ka bllokuar gjashtë rrugë që i pamundësojnë qarkullimin e lirshëm dhe punimin e tokave.
“Më shumë se gjashtë rrugë janë bllokuar nga kjo autostradë, këtë problem ne e kemi adresuar edhe te komuna por përgjigja ka qenë që autostrada nuk është në kompetencat e tyre”, tha banori.
Banori tregon se ata duhet të kalojnë nga zona private për ta punuar tokën, dhe atyre çdo ditë po ju rrezikohet jeta./Gazeta10