
Në emisioni “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, ka raportuar se një banorit në qytetin e Mitrovicës, iu është shembur muri nga mbledhja e ujit, raporton Gazeta10.
Banori është ankuar se nga vërshimet e shiut i ka shkaktur dëme të mëdha uji i cili kalon nga rruga e murit të shtëpisë së tij.
Ai ka treguar se këto dëme janë shkaktur qe një javë dhe se këtë gjendje e ka raportuar edhe në Komunën e Mitrovicës.
“Ka ndodhur para një jave kjo punë dhe se unë këtë gjendje e kam lajmruar edhe në Komunën e Mitrovicës para dy mujve sepse i gjithë shiju që po bije po futet uji brenda në shtëpi dhe po shkakton lakshtin brenda si dhe dëme të më dha”, është shprehur banori.
Nga shembja e murit gjithashtu janë shkaktuar dëme të mëdha edhe tek vetura e banorit./Gazeta10