Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku kërkon nga Kurti që të raportojë urgjent për marrëveshjen  

Gazeta10
02 March 2023 - 10:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar mocion procedural për të futur si pikë të parë të rendit të ditës, raportimin e Kryeministrit Kurti para Kuvendit të Kosovës pas pranimit të planit franko-gjerman.

Sipas tij Kurti ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën duke pranuar që në preambulën e saj të dakordohen për tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës duke mohuar kështu krimet serbe dhe masakrat ndaj popullates civile.

“Bazuar në preambulën e planit evropian Kurti ka pranuar që Kosova pajtohet me paparagjykimin e statusit të vet politik”, tha Abdixhiku.

Këtë veprim të Kurtit, Abdixhiku e ka quajtur lëshim të madh në dialog sepse sipas tij neutraliteti mbi statusin është dëm i madh për Kosovën.

Gjatë propozimit të tij ai është penguar nga britmat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Propozimin e Abdixhikut e ka mbështetur Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës kurse është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.