Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kalon mocioni i LDK-së për raportimin e Kurtit lidhur me dialogun

Gazeta10
02 March 2023 - 11:44

Me mbi 80 vota pro, Kuvendi i Kosovës e miratoi kërkesën e liderëve të partive opozitare që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të debatojë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ky debat është paraparë të nisë në orën 13:00 dhe të vazhdojë deri në 16:00./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.