Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Erzeni dhe Skënderbeu e fitojnë ligën “Gjergj Kastrioti”

Gazeta10
02 March 2023 - 11:58

Pallati i Rinisë dhe i Sportit në Prishtinë ka qenë arenë e një spektakli të volejbollit, ku u zhvilluan ndeshjet finale të ligës “Gjergj Kastrioti”, ku u përfshinë skuadrat nga Kosova dhe ato nga Shqipëria, raporton Gazeta10.

Pas një ndeshjeje dramatike, në finalen e vajzave, ekipi i Skënderbeut triumfoi ndaj Skënderajt 3:2 në sete.

Në finalen e meshkujve, Erzeni fitoi ndaj Partizanit, 3:0 në sete.

Ndeshjen nga afër e ndoqi edhe kryeministri Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili ndau medaljet për Skënderajn, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi e  Mimoza Shkodra Bislimi, që ndau medaljet për Erzenin, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtuesit KOKSh-it, me presidentin Fidel Ylli, drejtuesit e FVK me Bahri Gjinovcin e krerët e FSHV etj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.