
Shkodran Ramadani e ka komentuar rrëzimin e tashmë ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke e quajtur si një politikan që i takon kampit serbo-malazez, raporton Gazeta10.
Ramadani ka filluar shpjegimin e tij lidhur me atë që ndodhi dje me një kronologji të zhvillimeve politike në Mal të Zi.
Tutje, Ramadani ka thënë se pikë kthese e Malit të Zi në raport me politikat e Serbisë ka qenë anëtarësimi i tij në NATO, e këtu ai ka akuzuar Vetëvendosjes dhe AAK-në për promovimin e kauzave fantome.
Ai më tej ka thënë se Abazoviq dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar t’i rikthejnë politikat destruktive të Serbisë atje përmes Kishës Ortodokse Serbe.
Këtu keni statusin e plotë:
“Mes periudhes se Momir Bullatoviqit dhe Dritan Abazoviqit qendron brezi i Milo Gjukanoviqit. Gjukanoviq mund te duket si udheheqes i perjetshem i Malit te Zi, por nuk eshte ashtu. Deri ne fund te viteve 90, Mali i Zi ka qene instrument i Serbise dhe pa aspirata te qarta per mevetesi shteterore. Mirepo, me Gjukanoviq fillon nje periudhe e pavaresimit nga Serbia, qe kulmoi me shpallje te pavaresise me 2006. Madje, me te Mali i Zi jo vetem qe u pavaresua nga Serbia, por edhe u orientua kah Perendimi dhe u be rival i Serbise dhe mik i Kosoves.Sidoqofte, per shkak te perqindjes se larte te serbeve, gjithmone ka ekzistuar nje mundesi e rreshqitjes se serishme te Malit te Zi ne orbiten e Serbise. Poashtu, permes rikthimit te serbeve ne pushtet Rusia gjithnje kishte shpresen e fundit se mund te siguroje dalje ne Adriatik, ku secili shtet me dalje ne te eshte pjese e NATO-s. Perkunder planeve per atentat ndaj Gjukanoviqit, Serbia e Rusia nuk arriten ta ndalnin marshimin e Malit te Zi drejt NATO-s. Mirepo, per te hyre ne NATO, Malit te Zi i nevojitej demarkimi i kufirit. Ne ate kohe fatkeqesisht ne Kosove, Vetevendosje dhe AAK kishin hapur edhe kauzen e rrejshme te demarkacionit, qe me dhune pengonte definimin e perimetrit kufitar, e rrjedhimisht edhe e mbante peng anetaresimin e Malit te Zi ne NATO. Po te ishte e hapur ceshtja e demarkacionit, permes Abazoviqit Serbia do ta pengonte anetaresimin e Malit te Zi ne NATO. Fatmiresisht, kjo perpjekje deshtoi para ardhjes se Abazoviq ne pushtet dhe sot e gjithe vija e Adriatikut eshte ne kontroll te NATO-s, nje fakt shume i rendesishem per sigurine e Ballkanit dhe orientimin e tij gjeopolitik. Megjithate, me riangazhimin e Rusise ne ceshtjet e Ballkanit, forcimin e bllokut serb dhe dobesimin e malazezeve, Mali i Zi ende eshte ceshtje e hapur. Fatkeqesisht, rreshtimi perendimor i Malit te Zi duket se koincidon me qendrimin e Gjukanoviqit ne pushtet dhe nuk eshte politike e palekundshme shteterore. Mali i Zi ishte dikur krejt nen kontrollin e Serbise dhe tani mund te kthehet lehte ne pozicionin e dikurshem. Per fat te keq, tani serbet kane gjetur nje arme me te sofistikuar: nje shqiptar etnik, i maskuar si kozmopolitan qe udheheqe nje “platforme civike”. Per me keq, edhe nje pjese e komunitetit shqiptar tani eshte ne anen e serbeve, ne ndryshim jo i vogel. Mos te harrojme qe ky gjysem-shqip-foles nuk kishte asnje detyrim qe si Kryeminister te nenshkruaje ne menyre sekrete nje marreveshje qe shkon kryekeput pershtati me interesat e Serbise ne Mal te Zi. Kjo marreveshje jo vetem qe forcon pushtetin e Kishes Ortodokse Serbe ne Mal te Zi, por edhe e ve ne pikepyetje pavaresine e Malit te Zi, sepse kjo kishe nuk e njeh plotesisht ate. Sic e kam thene edhe me heret, problemi i Abazovic nuk eshte vetem pse nuk eshte atdhetar shqiptar. Ai nuk eshte as kozmopolitan qe e ka lene pas politiken etno-nacionaliste dhe qe i sherben paqes ne Ballkan. Ai nuk eshte as patriot malazez. Po te ishte shqiptar qe punon per interes te Malit te Zi, do te ishte shume i mire per vendin e tij dhe rajonin. Problemi eshte se ai si politikan fatkeqesisht i perket kampit serbo-malazez, qe ne fund i sherben politikes destruktive serbe qe aspiron dominimin e gjithe rajonit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10