Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Akuzoi Abdixhikun e Hotin për gjuhë seksiste, Kica-Xhelili i reagon deputetes së VV-së

Gazeta10
02 March 2023 - 19:29

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, pasi kjo e fundit tha se Lumir Abdixhiku dhe Abdullah Hoti, përdorën gjuhë seksiste ndaj saj, sot në Kuvendin e Kosovës.

Kica-Xhelili thotë se reagimet e Kusari-Lila janë të koordinuara dhe të ekzagjeruar.

Sipas saj, këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta.

“Ndërkaq sot, kur shefes së grupit parlamentar të VV iu përmend historiku i koalicioneve, e njerëzit të cilëve i ka shërbyer gjatë pushteteve disavjeçare (gjithmonë në cilësi të pozitave publike që realisht i kishte pasur, dhe pikërisht në kontekst politik), DISI, po mëtohet të shitet si gjuhë seksiste e mizogjene dhe reagimet janë sa të koordinuara, aq edhe të ekzagjeruara. Këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta. Standardet e dyfishta. Ekzagjerimet. Manipulimet.Gjithmonë, GJITHMONË, kauzat shkatërrohen kur banalizohen. Prandaj jemi ku jemi sot”, shkroi Kica-Xhelili.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.