Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Theren me thikë dy persona në konviktin e studentëve në veri të Mitrovicës

Gazeta10
02 March 2023 - 20:09

Dy persona janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

“Po është e vërtëtë, mund ta konfirmoj që së paku dy persona janë ther me thikë. Jemi duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Asnjë informacion më shumë për momentin nuk mund të themi.”, tha Hoti për Gazetën10.

Ndërkaq, kosovapress më herët raportoi më këtë rast duke iu referuar burimeve.

“Dorasi është M.J. i nacionalitetit serb dhe i njohur me nofkën Roki, i cili pas aktit të kryer ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet”, kanë thënë burimet e kp./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.