
Kampionati Botëror i Formula 1 2023, i cili do të jetë sezoni më i gjatë në historinë e këtij organizimi me 23 gara këtë vit, do të nisë të dielën, raporton Gazeta10.
Çmimi i Madh i Bahreinit do të jetë gara e parë e sezonit, i cili karakterizohet me rikthimin e dy çmimeve të mëdha, të Katarit dhe të Las Vegasit, ndërkohë që Vegasi do të jetë mikpritës për herë të parë që nga viti 1982.
Fillimisht e planifikuar të ishte 24 gara, Formula 1 vendosi të anulojë Çmimin e Madh të Kinës për shkak të vështirësive organizative që rrjedhin nga shpërthimi i koronavirusit.
Ky sezon do të karakterizohet me rritje të numrit të garave të sprintit, të mbajtura për herë të parë në 2021, nga tri në gjashtë./Gazeta10