Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

25 fëmijë të plagosur nga përplasja mes autobusit dhe kamionit në Gjermani

Gazeta10
03 March 2023 - 16:36

Të paktën 25 fëmijë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre rëndë, pasi një autobus u përplas me një kamion në Baden-Württemberg, në Gjermaninë Jugperëndimore.Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin e Biberach, pasi shoferi i autobusit kaloi në korsinë e kundërt.

Autobusi më pas u përplas me një kamion. Policia tha se arsyet e hyrjes së gabueshme të shoferit të autobusit ishin ende të paqarta, raporton DW, përcjell Gazeta10.

Një helikopter u dërgua për të transportuar drejtuesit e të dy automjeteve në klinika.

Të rinjtë që pësuan lëndime të vogla u dërguan gjithashtu në spital. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.