
Qendra “Abi Çarshia” mblodhi qytetarë të shumtë, lufta e familjes Jashari shënoi historinë e Kosovës, raporton Gazeta10.
Komuna e Prizrenit sot shënoi 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së me një aktivitet të organizuar në qëndrën Abi Çarshi.
Mes këngëve e fjalimeve, shumë veteran familjar të dëshmorëve kujtuan të kaluarën e lavdishme të UÇK-së.
Për udhëheqësit komunal, lufta e familjes Jashari shënoi fillimin e historisë së re të Kosovës.
Raporti:Arbenita Ilazi
Kamera:Arlind Morina
Rëndësi të madhe kjo ngjarje pati për gruan e dëshmorit Gezim Luzha, Nazan Luzha.
Ajo mes lotësh kujtoi rënien e të shoqit dhe shumë dëshmorëve të tjerë.
E, për veteranen Ramize Sinanaj Shala pjesëmarrja në luftë ishte njëra ndër ndjenjat më të mrekullushme, derisa thotë se periudha e pas luftës për të ka qenë shumë e vështirë.
Në anën tjetër, për rëndësinë e kësaj dite folën edhe udhëheqësit e Komunës së Prizrenit.
Për kryetarin Shaqir Totaj dhe kryesuesen e Asamblesë, Antigona Berisha-Bytyçi lufta e UÇK-së ka një rëndësi shumë të madhe dhe datat 5,6,7 mars janë data ku shënua historia e Kosovës.
Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Prizrenit në bashkpunim me grupin joformal të grave të Prizrenit dhe mbështetjen e qendrës Abi Çarshia./Gazeta10