Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Petkoviq i reagon Bislimit: Po gënjen, Serbia kurrë s’do ta njohë Kosovën

Gazeta10
05 March 2023 - 16:47

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se “Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të”.

Petkoviq tha se Bislimi “gabimisht dhe me keqdashje po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog si gatishmëri për ta njohur Kosovën”.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe aktin e saj të njëanshëm dhe të paligjshëm të shkëputjes. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e të ashtuquajturës ‘Kosovë’ në OKB”, tha ai.

Sipas tij, “Bislimi po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën”.

Petkoviq përmendi Asociacionin, formimi i të cilit tha se duhet të jetë “preokupimi i vetëm” i Bislimit.

“Vetë fakti se, duke kërkuar ndryshim të qëndrimit të disa shteteve jonjohëse, Kurti dhe Bislimi po keqpërdorin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve për të destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqertë synimet janë”, ka përfunduar Petkoviq në një deklaratë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.