Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nesër 8 Marsi manifestohet me protestën “Marshojmë, s’festojmë”

Gazeta10
07 March 2023 - 12:34

Grupi i grave me moton “Marshojmë, s’festojmë” do të shënojnë me protestë Ditën e Gruas, e cila do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.

“Sikundër çdo 8 mars, edhe këtë vit ne organizohemi në protestë kundër sistemit shtypës patriakalo-kapitalist, heteronormativ, transfob e racist. Bashkë marshojmë e revoltohemi meqë refuzojmë t’i dorëzohemi një sistemi i cili dhunon e vret vajza e gra cis e trans. Organizohemi nga kuzhinat, vendet e punës, shkollat e fakultetet, qytete e katune dhe e denoncojmë këtë sistem i cili vazhdon të na shfrytëzojë e dhunojë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre këtë vit ne e denoncojmë dhunën e gjinizuar në shumëdimensionalitetin e saj. Duke filluar nga organizimi i gjinizuar i punës dhe feminizimi i varfërisë, dhunës seksuale, psikologjike e fizike e deri tek dhuna e institucionalizuar e cila vazhdon t’i shtypë gratë në mënyrë asimetrike duke i shndërruar në subjekte më të cenueshme dhe më të varfëra.

“Organizohemi për ta imagjinuar një të ardhme ku secila e secili është i lirë nga dhuna dhe ku barazia e drejtësia janë bazat e organizimit politik, ekonomik e shoqëror.

8 marsi fton në organizim popullor dhe solidaritet në luftën e përbashkët për çlirim, barazi gjinore dhe drejtësi shoqërore”, thuhet tutje në njoftim.

Këtë vit marshi në Prishtinë do t’i ketë tri pikëtakime kryesore:

10:00 – Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë

11:20 – Rrethi i Flamurit, Prishtinë

12:00 – Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.