Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Pritet vetëm zbatimi” – Matoshi: Një marrëveshje ndërkombëtare, e vlefshme edhe pa nënshkrimin e palëve

Gazeta10
07 March 2023 - 20:59

Sipas Halil Matoshit një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë tashmë është dakorduar mes palëve në Bruksel, në kuadër të planit evropian për normalizim të marrdhëniëve mes dy shteteve.

Propozimi evropian i njohur edhe si plani franko-gjerman, sipas Matoshit është një pako e panegociueshme dhe se tani mbetet të flitet mes palëve vetëm për zbatimin e detyrave, shkruan Gazeta10.

“Tashmë palët do të flasin vetëm për zbatimin dhe afatet kohore që do t’i zbatojnë detyrimet e marrura. Një marrëveshje është e mundshme sipas protokollit të Vjenës të jetë marrëvshje ndërkombëtare edhe pa nënshkrim, vetëm nëse dikush ka marrë shënime dikush nga BE-ja ose gojarisht janë dakorduar, ajo vlenë si marrëveshje”, tha Matoshi në Politiko në Kanal10.

Matoshi s’pret që edhe nëse ndodhë njohja e pavarësisë nga Serbia, shqiptarët e serbët s’do të kenë një pajtueshmëri të plotë rreth Kosovës, por rikthimi i paqes thotë ai, do të bëhet i mundshëm vetëm me insistimin e partnerëve ndërkombëtar. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.