Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea e Benfica sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Gazeta10
07 March 2023 - 23:09

Chelsea dhe Benfica janë dy skaudrat e para që kanë arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Chelsea mposhti Dortmundin me shifrat 2-0, ndërsa Benfica triumfoi ndaj Club Bruuge me rezultat 5-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”, Chelsea e dominoi ndeshjen nga fillimi dhe kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë, golashënues ishte Raheem Sterling.

Në minutën e 53-të të ndeshjes, Kai Havertz shënoi nga pika e bardhë për të dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Dortmundi nuk mundi të bëjë asgjë më shumë deri në fund të ndeshjes dhe Chelsea u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Në anën tjetër, Benfica pa ndonjë problem ka kaluar në mesin e tetë skaudrave më të mira në Ligën e Kampionëve, pas fitores bindëse që e arritën kundër Club Brugge.

Rafa Silva, Joao Mario, David Neres dhe Gonçalo Ramos me dy gola realizuan për Benficën në këtë ndeshje, ndërsa të vetmi gol për skaudrën belge e realizoi Bjorn Meijer.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.