Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mediet Serbe: Vuçiq dorëhiqet nga partia aktuale, do të formojë një parti të re

Gazeta10
08 March 2023 - 9:47

Mediet serbe kanë raportuar se Presidenti aktual serb Aleksandar  Vuçiq po fillon formimin e një partie të re, e cila sipas tyre do të quhet “Lëvizja Popullore për Shtetin”.

Sipas tyre, Vuçiq “do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë.”, transmeton Tanjug.

Siç shkruhet në Nova.rs, në qarqet politike serbe ka kohë që spekulohet se Aleksandër Vuçiq jo vetëm që do të largohet nga kreu i Partisë Progresive Serbe, por do të formojë një parti apo lëvizje të re politike.

Edhe pse kjo sipas mediave në Serbi mund të duket e pabesueshme, ata thonë se Vuçiq e ka bërë të ditur kur ka njoftuar krijimin e një blloku të ri politik.

“Nëse fillon të flitet, mund të vonohet ose të ngadalësohet, por mendoj se është ide e Vuçiqit, mendoj se do të përkojë me formimin e një qeverie të re kushdo që është në të do të jetë pjesë e Serbisë së tij normale.”, tha Slobodan Georgiev gazetar serb. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.