Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj për 8 Marsin: Roli i gruas në historinë tonë mbetet i pazëvendësueshëm

Gazeta10
08 March 2023 - 9:50

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Haradinaj vlerëson se përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm”.

“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.