Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kievi identifikon të burgosurin ukrainas që mendohet se u ekzekutua nga rusët

Gazeta10
08 Mars 2023 - 10:02

Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarët e saj që duket se është ekzekutuar nga trupat ruse, në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, duke nxitur thirrjet nga Kievi për hetim të krimeve të luftës.

Brigada e 30-të e Mekanizuar e Ukrainës tha në një deklaratë në Telegram më 7 mars se e ka identifikuar ushtarin e ekzekutuar, bazuar në të dhënat paraprake.

“Timofiy Shadura është listuar si i zhdukur që nga 3 shkurti 2023 në zonën e Bahmutit. Aktualisht trupi i ushtarakut tonë ndodhet në territorin e pushtuar përkohësisht. Konfirmimi përfundimtar i personit do të bëhet pas kthimit të trupit dhe ekzaminimeve përkatëse”, thuhet në njoftim, raporton REL, përcjell Gazeta10.

Dje, autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”.

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsiderohen krime lufte.

Edhe më herët Ukraina e ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.