Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mbresa nuk edi se sa vite shtet është Kosova, ajo thotë Kosova është  shtet që 23 vite

Gazeta10
08 March 2023 - 10:03

Mbrëmë ne “Big Brother Vip Kosova” u realizua një emision.

Mbresa ka folur për popullin shqiptar dhe mbështetjen që japim, si një karakteristikë tradicionale e jona, raporton Gazeta10.

Mbresa ka marrë për shembull këngëtaren shqiptare me famë internacionale, Dua Lipën dhe mbështetjen që shqiptarët ia kishin dhënë që në këngën e parë, derisa në një moment duke folur për Kosovën, ajo ka ngatërruar edhe jetëgjatësinë e saj si shtet.

“Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa pos tjerash.

Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt të vitit 2008, që i bie plot 15 vjet më parë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.