Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazmend Hoxha zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Gazeta10
08 March 2023 - 10:50

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është emëruar Gazmend Hoxha drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Hoxha aktualisht mban pozitën Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Ministrisë së Punëve të Brendshme iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marr drejtimin e Policisë.

Kjo pozitë për këta muaj është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.

Policia e Kosovës mbeti me ushtrues detyre pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, i cili u largua nga ky institucion pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.