
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Paris në pallatin Elysee nga këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont.
Këtë, ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku ka thënë se në këtë takim ka shprehur falënderimet e Kosovës për mbështetjen e Francës në të gjitha periudhat shtetërore, raporton Gazeta10.
Ai shton se implementimet e marrëveshjeve paraprake, konform Kushtetutës, nuk ka alternativë.
“Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. “, ka shkruar ai./Gazeta10