
Një person ka humbur jetën dhe 24 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është përmysur në magjistralen Leskovc –Nish.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:25, kur autobusi që barte pasagjerë që ktheheshin nga pushimet në Greqi, është përmbysur në qytetin e Peçenevcës, raporton nova.rs.
Sipas tyre, drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë, ndërsa 24 persona kanë mbetur të lënduar.
Një nga pasagjerët e lënduar është një djalë 13-vjeçar,teksa, një i moshuar 69-vjeçar ka pësuar frakturë të hapur të krahut dhe frakturë në brinjë.
Në Qendrën Emergjente në Nish ndodhen shtatë persona dhe dy fëmijë. Teksa, 15 persona e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc./Gazeta10