Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayerni e Milani janë çerekfinalistët e radhës në Ligën e Kampionëve

Gazeta10
08 March 2023 - 23:05

Bayern Munich dhe Milani janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar çerekfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Bayerni mposhti në shtëpi Paris Saint-Germainin me rezultat 2-0, ndërsa Milanit i mjaftoi një barazim pa gola ndaj Tottenhamit për të kaluar tutje.

Në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”, Bayerni e dominoi Parisit dhe me plot meritë arriti të kalojë në mesin e tetë skuadrave më të mira në kompeticionin me pretigjoz të UEFA-s.

Rezultati në këtë ballafaqim u zhbllokua në minutën e 61-të, ku pas gabimit trashanik të Verattit, topin në rrjetë e dërgoi Chupo Moting.

Pak para përfundimit të ndeshjes, “Bavarezët” realizuan edhe golin e dytë me anë të Serge Gnabry, për të kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Në anën tjetër, Milani përkundër barazimit pa gola 0-0 kundër Tottenhamit, arriti të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje u karaktrizua me raste shënimi nga të dyjat skaudrat, por që pas 90 minutave lojë, portat mbetën të paprekura.

Milani kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2011.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.