
Një mësimdhënës në një prej shkollave të Skenderajt ka njoftuar Policinë e Kosovës se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta10/