Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: Në Kosovë nuk ka “femicid” – Haxhiu: Mohimi i inkurajon kriminelët

Gazeta10
09 March 2023 - 12:12

Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë përplasur për deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejzës, e cila e ka përdorur termin “femicid” për dhunën ndaj grave që po ndodh në Kosovë.

Sipas Musliut, në Kosovë nuk ka femicid, por ka dhunë ndaj grave e cila duhet të ndëshkohet me ligj.

“Ju lutem kujt po i konvenon që shoqëria kosovare të konsiderohet si shoqëri femicide. Ka që vriten gra dhe burra, por nuk guxojmë në parlament ta quajmë femicid”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”.

Por për këtë reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se deklarata e Musliut nxit më shumë dhunën ndaj grave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.