Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kosova së shpejti pjesëmarrse në Eurovision, organizohet edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Kosovë

Gazeta10
09 March 2023 - 16:17

Organizimi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Kosovë dhe së shpejt edhe Kosova mund të jetë pjesmarrse, raporton Gazeta10

Në mbledhjen e mbajtur më 7 mars Bordi i RTK-së miratoi rregulloren e Festivalit të Këngës që do të organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës.

Me këtë rregullore përcaktohet mënyra e themelimit dhe organizimit të brendshëm të festivalit, duke përfshirë udhëheqjen e tij, si dhe të drejtat dhe detyrat e të angazhuarve dhe të pjesëmarrësve.

Krahas plotësimit të një detyrimi ligjor për t’i ofruar publikut ngjarje të mëdha kulturore e artistike, RTK-ja nëpërmjet festivalit synon ta përmbyllë një angazhim shumëvjecar të sajin për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Eurovision.

Sipas rregullores së miratuar në mbledhjen e fundit të Bordit, Festivali i Këngës në RTK është i mëvetësishëm në skenën muzikore të Kosovës me simbolet e veta identifikuese, institucionale dhe artistike me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe prezantimit të vlerave muzikore.

Pas miratimit të rregullores, Bordi i RTK-së sot ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e Adi Krastës në pozitën e drejtorit të festivalit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.