Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Molliqaj pas vendimit për vizat: Padrejtësi e paprecedent, e ndërlidhur me dialogun

Gazeta10
09 March 2023 - 17:16

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për vendimin e Këshillit të Ministrave që i dha dritën e gjelbër heqjes së vizave për Kosovën.

Ai këtë vendim e ka quajtur lajm shumë të mirë për Repblikën e Kosovës, por ka theksuar se fakti pse është vonuar heqja e vizave, është se ky proces është ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave është lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Për një kohë shumë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht me regjimin e vizave. Ne kemi mbetur i vetmi vend në Evropë qytetarët e të cilit nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo e ka një arsye: ndërlidhja e liberalizimit me politikën në Kosovë, veçanërisht dialogun me Serbinë. Kjo padrejtësi ishte e paprecedent e si rrjedhojë ka vonuar vendimet që do të duhej të mirreshin kohë më parë.”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje, Molliqaj ka thënë se si do që të jetë, vendimin e Këshillit të Ministrave sot e mirëpresin me shpresën që edhe proceset e procedurat e tjera të nevojshme të përfundojnë me shpejtësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.