
Emri i sulmuesit anglez, Harry Kane është ndër më të përfolurit për poziten e sulmit në skuadrën e Manchester United.
“Djajtë e Kuq”, të drejtuar nga Erik ten Hag janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Manchester United po konsiderojnë mundësinë e nënshkrimit me anglezin, Harry Kane, i cili këtë sezon po zhvillon një sezon mjaft të mirë në aspektin e golave.
29-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 20 gola e ka dhuruar 4 asiste.
Përveç kësaj, ai gjithashtu ka thyer rekordin si golashënuesi më i mirë i skuadrës së Tottenham me 267 gola, një më shumë se Jimmy Greaves në vendin e dytë.